Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Detaje nga gjetja e 65-vjeçares pa shenja jete në Lumbardh

Policia e Kosovës

Një grua 65-vjeçare është viktima që u gjet në lumin Lumbardh në Rugovë gjatë së dielës dhe se hetimet për shkaqet e rrethanat e vdekjes po vazhdojnë.

Të dielën, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi se ekipet dolën në vendin e ngjarjes pas lajmit se në lumin Lumbardh një person është gjetur i shtrirë pa shenja jete.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

 “Policia është njoftuar se në kilometrin e pestë të rrugës Pejë–Rugovë, te kthesa e madhe, poshtë në lum ku është Lumbardhi, një person është gjetur i shtrirë pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, së bashku me zjarrfikësit dhe emergjencën. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e personit”, ka deklaruar Gashi.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.