Një person është gjetur sot pa shenja jete në Grykën e Rugovës, nën rrethana ende të pasqaruara.
Zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi ka konfirmuar për KosovaPress se policia u informua në lidhje me rastin rreth orës 14:10.
“Policia është njoftuar se në kilometrin e pestë, rrugën Pejë - Rugovë, ‘te kthesa e madhe’, poshtë në lum ku është Lumëbardhi, një person gjendet i shtrirë pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes, zjarrfikësit dhe emergjenca. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e personit”, tha Gashi.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion Institutin e Mjekësisë Ligjore.
-
Detaje nga gjetja e 65-vjeçares pa shenja jete në Lumbardh
-
Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Fushë-Kosovë
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë
-
Një person gjendet i vdekur në Fushë-Kosovë
-
Ishte raportuar e zhdukur nga familjarët, gjendet e vdekur në lumin Lumbardh një grua