Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike ( KHAIA ), që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për hapjen e Hetimeve për rastin e datës 07.09.2019 në Prizren ku ka humbur jetën një qytetar dhe një ka qenë i lënduar, aksident ky që ka ndodhur me paragllajd.
LEXO EDHE: Gjatë fluturimit me parashutë në Prizren humb jetën një person
Sipas Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, hetues përgjegjës është emëruar, Arben Dika.
Në vendimin e marrë nga ky Komision, konstatohet se hetuesi përgjegjës ka për obligim që të përgatis një raport të detajuar, përfshirë rekomandimet lidhur me rastin.

Artikuj të ngjashëm
-
KHAIA ia dërgon Qeverisë e Kuvendit të Kosovës tri raporte të hetimit për tri aksidente
-
Gjatë fluturimit me parashutë në Prizren humb jetën një person
-
Aktakuzë ndaj një personi për aksidentin me fatalitet në Prizren
-
Policia nis hetime për dy vdekje në Prizren
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Prizren