Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj A.T. dhe V.H. nën dyshimin për veprën penale të shantazhit.
Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit kanë pasur cak të fitojnë kundërligjshëm për vete dhe e kanë kanosur të dëmtuarën B.H. se do t’i zbulojnë diçka në lidhje me të.
Në aktakuzë thuhet se V.H. një javë më parë e kishte telefonuar të dëmtuarën duke iu drejtuar me fjalët se ka fakte për lidhje të tjera dhe se nëse nuk i dërgon 5000 euro, provat do t’ia dërgojë burrit të të dëmtuarës. E më pas e kishte telefonuar sërish se a ka vendosur për paratë.
Sipas aktakuzës, e dëmtuara me qëllim që të kuptojë çfarë po ndodh i është përgjigjur se ku dëshiron t’ia sjellë paratë. Më pas, e pandehura e ka udhëzuar për një lokacion. Aktakuza thekson se gjatë gjithë kohës dy të pandehurit kanë qenë në kontakt. E pandehura kishte shkuar në lokacionin në të cilin e dëmtuara kishte lënë paratë dhe pasi i kishte marrë paratë gjatë ikjes ishte ndaluar nga zyrtarët policorë.
Aty u arrestuan të dy të pandehurit.
-
Kërkohet paraburgim për një burrë dhe një grua në Gjakovë për shantazh
-
Grabiti dhe kërcënoi me vdekje, kërkohet paraburgim për të dyshuarin në Gjakovë
-
Aktakuzë ndaj inspektorëve të ATK-së në Gjakovë, dyshohen për marrje ryshfeti
-
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual në Gjakovë
-
120 euro u ble një votë në zgjedhjet lokale, u ngrihet aktakuzë dy personave