Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzën kundër gjashtë të pandehurve për “Rrëmbim”. Të pandehurit V.K. (1978), M.I., B.N., V.K. (1989), F.S. dhe M.Z., në bashkëkryerje kanë rrëmbyer dhe kanë mbajtur dy persona në një villë në Novobërdë. KOHA pati raportuar se dy të dëmtuarit ishin shtetas maqedonas.
“Sipas aktakuzës, në mes datës 16 dhe 17 Shkurt 2021, rreth orës 22:00, në një villë në komunën e Novobërdës, të pandehurit e lartshënuar, në bashkëkryerje, me dashje direkte dhe me qëllim të përfitimit material, kanë marrë dhe mbajtë të dëmtuarit Z.R. dhe A.A., në atë mënyrë që të pandehurat M.I. dhe M.Z., fillimisht merren vesh që të dëmtuarit ti joshin për marrëdhënie seksuale, ku aranzhojnë dhe shkojnë në një villë, me ç’rast në momentin kur hyjnë brenda, pas një kohe aty arrijnë të pandehurit V.K. (1978), B.N. dhe V.K.(1989), ndërsa i pandehuri F.S., ka qëndruar jashtë villës duke bërë roje”, ka sqaruar Prokuroria.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit, madje të pandehurit i kanë kërcënuar duke u bërë video e duke ua dërguar familjarëve.
Gjatë kohës kur tre të pandehurit kanë hyrë brenda villës, të njëjtit nën kërcënimin e armës, të dëmtuarit i kanë prangosur me pranga plastike, duke iu bërë video incizime, të cilat ia kanë dërguar familjarëve të të dëmtuarve. Gjithashtu, të njëjtit gjatë periudhës sa të dëmtuarit kanë qenë të mbyllur ua kanë marrë portofolet dhe ndaj tyre kanë ushtruar edhe dhunë fizike, duke i goditur me shuplaka dhe armë.
KOHA pati raportuar qysh pas rastit për rrjedhën e ngjarjes, e kishte kuptuar se në mesin e rrëmbyesve ishin edhe dy policë. V.K., dhe B.N., pjesëtarë të Policisë së Kosovës mes katër të tjerëve në vilat e restorantit “Gërsheta” në fshatin Makresh të Novobërdës, me dashje direkte, me qëllim të përfitimit të pasurisë, i kishin mbajtur të dëmtuarit.
Të pandehurit me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan gjenden nën masën e paraburgimit dhe prokuroria i ka propozuar Gjykatës që t’i shpallë fajtorë për “rrëmbim” dhe t’u vazhdohet masa e paraburgimit.