Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dënohen me burgim pesë persona për rrëmbim në Gjilan

Gjykata Themelore e Gjilanit i ka dënuar me gjithsej 34 vjet burgim të pandehurit V.K., M.I., B.N., V.K. dhe M.Z. për veprën penale 'rrëmbim'. Sipas njoftimit, të dyshuarit më 16 dhe 17 shkurt të këtij viti, i kanë rrëmbyer të dëmtuarit Z.R. dhe A.A. në një vilë në Novobërdë, duke i prangosur me pranga plastike e duke u bërë incizime.

“Fillimisht të akuzuarat M. I. dhe M. Z. merren vesh me të akuzuarit e tjerë që të i joshin të dëmtuarit për marrëdhënie seksuale, mirëpo pas hyrjes në vilë, e akuzuara M. I. në koordinim me të akuzuarit, kërkon që të hyjnë vrullshëm nën presionin – kërcënimin e armëve, më pas prangosin të dëmtuarit dhe i godasin me kondak të armës. Me këto veprime, të akuzuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale rrëmbimi vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Themelores.

Të pandehurit V.K i janë shqiptuar 8 vjet burg, M.I. 8 vjet, B.N. 7 vjet, V.K. 7 vjet dhe M.Z. 4 vjet burgim.