Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohen 5 persona për rrëmbim, mes tyre dy zyrtarë policorë

Pesë persona, në mesin e tyre edhe dy policë, janë ndaluar në Gjilan pasi dyshohet se kanë rrëmbyer dy shtetas të Maqedonisë.

Sipas njoftimit, dyshohet se rasti ka ndodhur në fshatin Stanishor Komuna e Novobërdës, ku të pandehurit më 16 Shkurt 2021, me qëllim të përfitimit material, kanë rrëmbyer dy shtetas të Maqedonisë, të cilët i kanë mbajtur në një vilë në Stanishor. Siç ka mësuar KOHA, të rrëmbyerit janë gjetur të lidhur, ndërkaq bëhet fjalë për një polic të reagimit të shpejtë në Gjilan dhe një të rajonit të Prishtinës.

“Prokuroria Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgim prej 48 orëve për të pandehurit V.K., B.N., M.I., F.S., dhe V.K. me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’, nga neni 191, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndërmarrë këto veprime në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, pasi që në mesin e të pandehurve janë dy zyrtarë policorë”, thuhet në njoftim.