Kronikë

Ngrihet aktakuzë, i mori gati 2 milionë euro për vila që s’i ndërtoi

aktakuze

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë për mashtrim, shmangie nga tatimi, keqpërdorim i autorizimeve ekonomike dhe pastrimi i parave. 

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve G.G dhe personit 1T.G, për shkak të veprave penale Mashtrimi nga neni 323 par 4, Shmangia nga tatimi nga neni 307 par 3 dhe Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike nga neni 284 par 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe kundër të pandehurve N.G, M.G për shkak të veprës penale “Pastrimi i parave”, nga neni 56 të Ligjit 05/L -096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas aktakuzës, nga muaji tetor i vitit 2020 e në vazhdimësi deri në gusht 2024 i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore përmes paraqitjes së fakteve të rreme kinse do t’ua ndërtoje vilat brenda 60 ditëve, dhe duke shpallë oferta për ndërtim te vilave me zbritje, i nxitë 131 të dëmtuar që të veprojnë në dëm të pasurisë se tyre, ashtu që më të njëjtit lidh kontrata për ndërtimin e shtëpive nga druri sipas llojit dhe modeleve në afat ndërtimi prej 60 ditëve. 

Megjithatë, asnjërit prej të dëmtuarve nuk ua kishte ndërtuar vilat, ndërsa mjetet e pranuara nga ta i kishte përdorur në blerjen e pronave të cilat i regjistron në emrin e tij, biznesit të tij dhe bashkëshortes dhe në ketë mënyrë nga të dëmtuarit arrin të përfitoj kundërligjshëm dobinë pasurore prej 1,894,250.00 euro.