Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë ndaj tre personave, për veprat penale “Mashtrimi”, “Detyrimi”, “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokuroria njoftoi se i pandehuri K.K akuzohet për veprën penale të mbetur në tentativë “Detyrimi”, dhe për veprat penale “Mashtrimi”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, K.K., gjatë viteve 2023-2024, në mënyrë të kundërligjshme ka përfituar shumën prej 485 mijë eurosh, duke e mashtruar të dëmtuarin E.N për të arritur një marrëveshje joformale për shitjen e disa banesave në pronësi të tij, por i akuzuari pas arritjes së marrëveshjes nuk e ka kryer shitjen e banesave.
Ndërsa A.M., akuzohet për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, pasi ka bërë një lajmërim të rremë ndaj të dëmtuarit E.N.
Sipas aktakuzës, i pandehuri D.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka kanosur të dëmtuarin E.N me qëllim që ta detyroj të veprojë në dëm të pasurisë tij.
-
Aktakuzë për fajde e detyrim, viktima pësoi dëm mbi 100 mijë euro
-
I kërkuan shuma të kundërligjshme parash për një pronë, ngrihet aktakuzë ndaj tre personave
-
Arrestohen tre të dyshuar, me dokumente të falsifikuar tentuan të shisnin pronë mbi 1.55 milion euro
-
Mashtrim milionësh me prona në Prishtinë, arrestohen katër persona
-
Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan mbi 2 milionë euro duke mashtruar shtetas të huaj