Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ngrihen aktakuza ndaj dy personave në Ferizaj

Foto: Koha / Ilustrim

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve A.H., dhe I.I., nga fshati Nerodime e Ferizajt për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri A.I., në cilësinë e personi zyrtar- përkatësisht zyrtar i gjendjes civile, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete ose për personin tjetër, me dashje ka shkelur ligjin me çka ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërsa, i pandehuri I.I., me dashje ka përpiluar dokument të falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal. Sipas njoftimit me të njëjtin dokument më pas e ka përdorur me qëllim të krijimit të marrëdhënieve juridike, me çka ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.