Nga një muaj paraburgim u është caktuar prindërve në Lipjan për keqtrajtimin e fëmijës së tyre 5-vjeçar.
Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, A.K. dhe V.P. dyshohet të kenë kryer veprat “Shkelje e detyrimeve familjare” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.
5-vjeçari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me plagë të rënda në të dy shputat e këmbëve. Sipas njoftimit të djeshëm të Klinikës së Pediatrisë, ku është duke u trajtuar fëmija, ai është pranuar fillimisht në Emergjencën Qendrore me plagë të rënda në të dy shputat e këmbëve, të shoqëruara me ndryshime gangrenoze. Në momentin e pranimit, ai ishte në gjendje të rënduar, me dyshime për kequshqyerje dhe vështirësi në komunikim.
Ndërkohë drejtoresha e Qendrës për punë sociale në Lipjan, Makfire Shamolli, ka thënë se i kanë marrë në përkujdesje edhe 6 fëmijë të tjerë të kësaj familjeje.
-
5-vjeçari nga Lipjani në trajtim intensiv për shkak të keqtrajtimit nga prindërit
-
Zgjerohen hetimet për keqtrajtimin e 5-vjeçarit në Lipjan, nën llupë edhe zyrtarët e QPS-së e Komunës
-
Shteti la 5-vjeçarin në duar të prindërve dhunues
-
Institucionet qendrore e ato lokale shfajësohen për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan
-
Rasti i keqtrajtimit të 5-vjeçarit nga prindërit shihet si dështim i institucioneve të shtetit