Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka lëshuar autorizim Policisë së Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve shtesë lidhur me rastin e keqtrajtimit të fëmijës 5-vjeçar në komunën e Lipjanit.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se qëllimi i këtij autorizimi lidhet me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për të identifikuar përgjegjësinë eventuale të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale në Lipjan, apo zyrtarëve tjerë kompetent të kësaj komune, që kanë pasur kontribut direkt apo indirekt në shkaktimin e pasojave në këtë çështje konkrete.
Të hënën dy prindër në Lipjan u arrestuan pas dyshimit se kanë keqtrajtuar fëmijën e tyre 5-vjeçar, i cili është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me plagë të rënda në të dy shputat e këmbëve.
Rasti u bë publik fillimisht përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës të martën. Aty vepra u cilësua “shkelje e detyrimeve familjare”, teksa u bë e ditur se dy prindërit janë dërguar në mbajtje.
Pas kësaj, QKUK-ja bëri të ditur se fëmija është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore dhe dyshohet edhe për kequshqyerje.
-
Rasti i keqtrajtimit të 5-vjeçarit nga prindërit në Lipjan – dështim i shtetit
-
Një 5-vjeçar i maltretuar po trajtohet në QKUK, dy prindërit e tij ndalohen për 48 orë
-
5-vjeçari nga Lipjani në trajtim intensiv për shkak të keqtrajtimit nga prindërit
-
Pesëvjeçari nga Lipjani lirohet nga Pediatria, i jepet nën kujdes QPS-së në Gjakovë
-
Shteti la 5-vjeçarin në duar të prindërve dhunues