Policia e Kosovës po vazhdon të marrë masa ndaj personave të cilët nuk po i respektojnë masat e marra nga Qeveria për kufizimin e lëvizjes.
Në 24 orët e fundit, në disa komuna të Kosovës janë ndaluar nëntë persona në shtatë raste të ndryshme për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.
Në Prizren janë ndaluar katër persona në katër raste të ndryshme. Në Prishtinë tre persona në dy raste, në Gjilan dy persona në një rast.
Ndërkaq sot ka ndryshuar edhe orari lëvizjes. Ai do të jetë i vlefshëm nga sot deri më 30 prill, transmeton KOHA.
Lëvizja e qytetarëve sipas masave të Ministrisë së Shëndetësisë kundër përhapjes së COVID-19, të datës 15 prill, do të bëhet vetëm një herë në ditë për 90 minuta në përputhje me shifrën e parafundit të numrit personal.
-
Dhjetë të ndaluar në Prizren për mosrespektim të masave kufizuese
-
Policia ndalon nëntë persona që nuk respektuan masat gjatë pandemisë
-
Policia ndalon 12 persona që nuk respektuan orarin e lëvizjes
-
Ndalohen 20 persona që nuk respektuan masat gjatë pandemisë
-
Policia ndalon 17 persona, nuk respektuan masat e kufizimit të lëvizjes