Dhjetë persona janë ndaluar nga policia në Prizren të mërkurën për mosrespektim të masave kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.
Prizreni është në mesin e katër komunave ku është kufizuar lëvizje nga ora 21:00 deri në ora 5 të mëngjesit. Kufizime ka edhe në Prishtinë, Ferizaj e Vushtrri.
Mirëpo, në raportin 24-orësh të policisë është njoftuar se ka pasur ndalime vetëm në Prizren.
Dhjetë personat janë ndaluar në pesë raste të ndryshme, ndërsa lënda ndaj tyre është proceduar me procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndalohen dy persona në Prizren për mosrespektim të masave kufizuese
-
Ndalohen 20 persona që nuk respektuan masat gjatë pandemisë
- Nëntë persona ndalohen për shkelje të masave të kufizimit të lëvizjes
-
204 gjoba në 24 orët e fundit në Prizren për mosrespektim të masave antiCovid
-
Iniciohen raste ndaj dhjetë personave për mosrespektim të masave kundër pandemisë