Policia e Kosovës ka vazhduar të marrë masa për ndalimin e personave të cilët nuk i kanë respektuar masat për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.
Sipas njoftimit në 24 orët e fundit janë ndaluar 20 persona në 14 raste të ndryshme.
Vetëm në Prizren janë ndaluar 12 persona në gjashtë raste. Në Mitrovicën e Jugut katër persona në katër raste, në Gjilan tre persona në tri raste ndërkaq në Ferizaj është arrestuar një person.
Orari i lëvizjes aktualisht, i përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, është 180 minuta brenda ditës, i ndarë në dy pjesë: një orë e gjysmë paradite dhe po aq pasdite.
Artikuj të ngjashëm
-
58 të ndaluar për mosrespektim të masave brenda 24 orëve
-
Dhjetë të ndaluar në Prizren për mosrespektim të masave kufizuese
-
Policia arrestoi 8 persona për 24 orë për mosrespektim të masave kundër Covid-19
-
Policia ndaloi 16 persona të hënën për mosrespektim të masave
- Policia ndaloi të dielën 53 persona për mosrespektim të masave gjatë pandemisë