Policia e Kosovës në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit, ka ndaluar 17 persona në 13 raste të ndryshme në disa komuna të Kosovës të cilët nuk kanë vepruar sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.
Sipas njoftimit nga Policia, në Prizren janë ndaluar tetë persona në shtatë raste të ndryshme. Në Mitrovicën e veriut tre persona në një rast, në Gjilan dy persona në dy raste, në Prishtinë dy persona në një rast dhe në Mitrovicë një person në një rast.
Të njëjtit janë ndaluar për shkak të mosrespektimit të orarit të lëvizjes.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar tabelën të premten, ku qytetarët mund të shohin orarin e tyre të lëvizjes, që është për 90 minuta në ditë, duke u bazuar në numrin e parafundit personal, transmeton KOHA.
Orari do të vlejë deri më 4 maj.
-
Policia ndaloi 16 persona të hënën për mosrespektim të masave
-
Policia ndalon nëntë persona që nuk respektuan masat gjatë pandemisë
-
Policia ndalon 12 persona që nuk respektuan orarin e lëvizjes
-
Policia ndalon 28 persona që s’respektuan masat e qeverisë
-
Ndalohen 17 persona që s'i respektuan masat kundër koronavirusit