Një person në Shtime ka pranuar se ka bërë lajmërim apo kallëzim të rremë, kur në stacionin policor në këtë komunë ka deklaruar se dikush e ka sulmuar dhe ia ka grabitur 3500 euro.
Në një njoftim të Policisë, bëhet e ditur se A.G. 48-vjeçar lajmërimin e ka bërë të shtunën në mëngjes, duke thënë se në fshatin Gjyrkovc të Shtimes “persona të panjohur e kishin sulmuar dhe me dhunë i kishin grabitur para në vlerë prej 3.500 euro dhe kishin ikur me një automjet në drejtim të panjohur”.
Pas deklarimit, kanë nisur hetimet se mund të jetë kallëzim i rremë. Ankuesi është testuar me alkool-test dhe rezultati ka dalë 1.42 promila.
Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit, në prani edhe të avokatit mbrojtës, pasdite qytetari ka pranuar se ka deklaruar rrejshëm.
Me vendim të prokurorit, ai është liruar për procedurë të mëtejme hetimore. Ndaj tij është iniciuar kallëzim penal nën dyshimin për veprën penale “lajmërim apo kallëzim i rremë”.
-
Punonjësi i postës së shpejtë deklaroi rrejshëm se grabitësit ia morën 1400 euro
-
Babai në Shtime raportoi vjedhjen e mbi 24.000 eurove, arrestohet i biri
-
Qytetari nga Shtimja dorëzon në Polici portofolin me një shumë të konsiderueshme parash
-
Shtetasja e huaj raporton se në Prizren iu grabitën 2000 euro e dy telefona
-
Prishtinë, nën kërcënim të thikës një personi iu grabitën 600 euro