Një 34-vjeçar është arrestuar në Shtime pasi ka pranuar se ka vjedhur 24.800 euro nga banesa e babait të tij i cili jeton jashtë vendit.
Sipas njoftimit nga Policia, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar shenja të thyerjes apo dëmtimit që tregonin hyrje me forcë në banesë.
Si rezultat i hetimeve, me datën 21 tetor, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B.N., djalin e ankuesit, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar kryerjen e veprës penale.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
-
Një 25-vjeçar arrestohet për vjedhje të veturës në Shtime
-
Arrestohet një person i dyshuar për dy raste vjedhjesh në Zveçan
-
Arrestohet 23-vjeçari në Shtime për dhunë ndaj bashkëshortes
-
Arrestohet një grua në Pejë për vjedhjen e mbi 176 mijë dollarëve dhe mijëra eurove
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për 14 raste të vjedhjeve