Një person është arrestuar për vjedhje të një veture në Shtime të shtunën.
Mëngjesin e së shtunës Policia është njoftuar për vjedhjen dhe disa orë më vonë e ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin.
“Më 24 maj 2025, rreth orës 08:00, në stacionin policor në Shtime është raportuar një rast i vjedhjes së veturës, e cila dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 06:30 në rrugën “De Rada”. Automjeti i llojit Renault me targa vendore ishte e parkuar para shtëpisë së ankuesit. Pas raportimit, njësia e hetimeve, nën autorizim të prokurorit të shtetit, ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe rreth orës 11:30 ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin Sh. Ll.(M/K) , 25 vjeç”, thuhet në njoftimin e PK-së.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë.
-
Mori veturën e huaj dhe nuk e ktheu, arrestohet recidivisti në Shtime
-
Thyhen shtatë vetura në parkingun e një objekti në Fushë-Kosovë
-
Babai në Shtime raportoi vjedhjen e mbi 24.000 eurove, arrestohet i biri
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Shtime
-
Arrestohet një 28-vjeçare nën dyshimin për vjedhje të një veture