Një person me banim të përkohshëm në SHBA ka raportuar se i janë vjedhur shumat prej 176 mijë dollarësh dhe 3.750 eurosh në shtëpinë e tij në Pejë.
Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar se ka arrestuar një grua të martën.
Njoftohet se rasti ka ndodhur më 26 janar.
‘Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni policor në Pejё, me datёn 26.01.2026, ka pranuar informacion nga ankuesi se nё rrugën ‘Ndue Pёrlleshi’ nё Pejё ka ndodhur njё rast i vjedhjes sё rёndё. Ankuesi i cili ёshtё me banim tё pёrkohshёm në SHBA, ka deklaruar se nё shtёpinë e tij nё rrugёn e lartёcekur, në sef ka lёnё njё shumё tё hollash prej 176.900 dollarë amerikanë dhe 3750 euro, tё cilat i janë vjedhur. Pas njё pune intensive të hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё, me datёn 21.04.2026, kanё arritur ta arrestojnё tё dyshuarën, e cila dyshohet se ka vjedhur shumёn e tё hollave tё lartcekura”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, e dyshuara ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.
-
Grabitën mbi 1.600 euro, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj katër personave
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për disa vjedhje
-
Ndalohet një person në Pejë për kontrabandë me emigrantë
-
Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për pastrim të parave
-
Dy qytetarë dorëzojnë në Polici mbi 10 mijë euro të cilat ishin raportuar të humbura