Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, nën dyshimin se ka vjedhur gjësende me vlerë mbi 100 mijë euro.
Sipas aktakuzë, B.B., më 21 prill të vitit 2025 në Pejë ka depërtuar brenda një shtëpie dhe ka vjedhur gjësende të vlefshme. Ka vjedhur ari në vlerë rreth 30 mijë euro, orë të markave të ndryshme në vlerë rreth 87 mijë euro dhe rreth 7000 euro para të gatshme.
“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënoj sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, ka njoftuar Prokuroria.
-
Kërkohet paraburgim ndaj një personi, dyshohet se vodhi në Pejë gjësende me vlerë rreth 120 mijë euro
-
Grabitën mbi 1.600 euro, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj katër personave
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për disa vjedhje
-
Prokuroria e Pejës për tre muaj sekuestroi 20 vetura dhe rreth 50 kilogramë ari
-
Arrestohet një grua në Pejë për vjedhjen e mbi 176 mijë dollarëve dhe mijëra eurove