Dy qytetarë të Pejë i kanë dorëzuar në polici 10 mijë e 50 euro, për të cilat një qytetar kishte raportuar se i kishin humbur në një lokal në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.
Sipas njoftimit të Policisë humbja e parave ishte raportuar më 10 janar, ndërkohë që ato janë dorëzuar në Polici më 13 janar.
“Me datën 13.01.2026, dy qytetar nga Peja, kanë ardhur ne Stacionin Policor në Pejë, dhe kanë dorëzuar shumën e të hollave prej: dhjetëmijë e pesëdhjetë (10050) euro, të cilat i kishin gjetur në një lokal në rrugën e lartcekur”, thuhet në njoftim.
Policia thuhet se ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur të hollat dhe e ka ftuar në Stacionin Policor Pejë.
“Pas hetimeve të nevojshme në koordinim me prokurorin e Shtetit, nga zyrtarët policorë i janë kthyer të hollat”, thuhet në njoftim.
-
Dy qytetarë në Rahovec dorëzojnë në Polici gati 2000 euro të gjetura në rrugë
-
Arrestohet një grua në Pejë për vjedhjen e mbi 176 mijë dollarëve dhe mijëra eurove
-
Nën kërcënim të thikës grabiten para në një lokal në Pejë
-
Një 10-vjeçar dorëzon në Polici portofolin me mbi 1 mijë euro
-
Një qytetar në Gjakovë i dorëzon 15 mijë euro në Polici, pasi i kishte gjetur në rrugë