Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Vushtrri kultivohen bimë narkotikësh, sekuestrohen nga Policia

Në Vushtrri raportohet të jenë kultivuar bimë të hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

“Njësiti policor ka pranuar informatë se në një lokacion ka të mbjella bimë narkotike. Pasi kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar se informata është pozitive dhe kanë sekuestruar 11 bimë të dyshuara Kanabis Sativa me gjatësi të ndryshme”, thotë PK.

Policia shton se nuk dihet pronari i tyre, bimët janë shkatërruar nga njësiti përkatës dhe rasti është duke u hetuar.