Policia e Kosovës, gjatë realizimit të Planit Operativ ‘Parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike’, në brezin kufitar në zonën e Kosharës, ka zbuluar dy plantacione me bimë që dyshohet të jenë kanabis sativa.
Në dy parcelat janë gjetur 60 bimë me gjatësi nga 50 cm deri në 120 cm.
Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet relevante të policisë: zyrtarë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN)-Gjakovë, forenzika dhe zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare ‘Perëndimi’ Gjakovë.
Veprimet policore janë bërë në koordinim me prokurorin e Prokurorisë Themelore-Gjakovë, dhe pas konsultimit më të është iniciuar rasti ‘kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’.
“Në vendin e ngjarjes të gjitha bimët e gjetura janë shkatërruar me djegie në një vend të sigurt. Hetuesit nga DHTN-së do të vazhdojnë të trajtojnë këtë rast edhe në ditët në vijim. Vlen të cekët se policia kufitare e Kosovës kanë bashkëpunuar edhe janë mbështetur nga Polici e Shtetit e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

-
Vazhdon shkatërrimi i plantacionit të bimëve narkotike në Koshare
-
Arrestohen dy persona në Podujevë, policia zbulon plantacion me 201 bimë kanabis
-
Gjenden tri plantacione të mbjella me kanabis në pyllin e një fshati në Podujevë
-
Në Gjakovë identifikohet një lokacion i mbjellë me bimë narkotike
-
Në një zonë malore në Gjakovë zbulohen rreth 100 bimë narkotike