Një person të shtunën mbrëma në Vushtrri ka raportuar në polici për një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i antidrogës dhe ka konfiskuar disa bimë të dyshuara narkotike.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka mbjellë bimë narkotike. Në vendin e ngjarjes njësiti i antidrogës ka konfiskuar disa bimë të dyshuara narkotike. I dyshuari nuk është takuar, rasti është duke u hetuar”, është njoftuar në raport.
Po ashtu, në mëngjesin e të shtunës në Gjakovë është arrestuar një person të cilit i janë gjetur 0.3 gramë heroinë. Ai është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia arreston një të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike
-
Një i arrestuar në Zhilivodë të Vushtrrisë për kultivim bimësh narkotike e mbajtje armësh
-
Në Vushtrri kultivohen bimë narkotikësh, sekuestrohen nga Policia
-
Arrestohet një person në Vushtrri për kultivim të bimëve narkotike
-
Arrestohet një person në Prishtinë për posedim dhe kultivim të marihuanës