Një person është arrestuar në Vushtrri të mërkurën për kultivim të bimëve narkotike, është raportuar nga Policia e Kosovës.
Me urdhër të gjykatës është bërë bastisja e pronës së të dyshuarit, ku në oborr janë gjetur tri bimë të ndryshme të dyshuara të llojit Kanabis Sativa me gjatësi nga 0.50 centimetra deri më 0.70, është njoftuar në raportin e Policisë. Dëshmitë janë fotografuar dhe bimët janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Kultivonte kanabis në shtëpi, arrestohet
-
Arrestohet i dyshuari për kultivim të bimëve narkotike në Kaçanik
-
Gjenden bimë Kanabis Sativa në Vushtrri, dyshohet se u zhvilluan pa përkujdesjen e askujt
-
Arrestohet një person në Malishevë, asgjësohen 4 mijë bimë kanabis
-
Kapen 35 bimë kanabis sativa në shtëpinë e një qytetari në Skenderaj