Policia e Kosovës ka gjetur në një arë-djerrinë në Vushtrri, bimë të cilat dyshohet se janë narkotike.
Sipas njoftimit të martën, dyshohet se bimët e llojit Kanabis Sativa, janë zhvilluar pa përkujdesjen e askujt.
“Është raportuar se në një arë/djerrinë janë disa bimë të cilat dyshohen se janë bimë narkotike. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë vërejtur se disa bimë mund të jenë të llojit Kanabis Sativa të cilat dyshohet se janë zhvilluar pa përkujdesjen e askujt. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandimin të së cilit bimët janë asgjësuar”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy persona në Podujevë, policia zbulon plantacion me 201 bimë kanabis
-
Zbulohen 100 bimë të dyshuara kanabisi në një arë me patate në Rahovec
-
Bastisen disa lokacione në Prizren për kultivim të bimëve narkotike, dy të arrestuar
-
Gjenden tri plantacione të mbjella me kanabis në pyllin e një fshati në Podujevë
-
Gjendet një tendë me bimë kanabisi të mbjella në një shtëpi në Leposaviq