Policia e Kosovës dje ka pranuar një informatë me rrugë operative se në fshatin Zhilivodë në Vushtrri, dyshohet se ka të mbjella bime narkotike të dyshuara të llojit canabis sativa.
Pas kompletimit të të gjitha infomacioneve relevanete me urdhër të prokurorisë kompetente nga njësitet e antidrogës së PK-së në Mitrovicë, dhe njësitë e tjera mbështetëse është realizuar kontroll në shtëpinë e personit të dyshuar dhe objekteve përcjellëse.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar prova/dëshmi të ndryshme të evidentuara si vijon:
D#1. Një pushkë gjuetie e punuar në mënyrë artizanale pa numër,
D#2. Gjashtë fishek të pushkës së gjuetisë,
D#3. Pesëdhjetë e tetë (58) bimë të dyshuara narkotike të llojit canabis sativa me gjatësi prej 70 cm
Edhe
Policia arreston një të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike
D#4. Gjashtë (6) bimë të dyshuara narkotike të llojit canabis sativa me gjatësi prej 1.50cm.
Sipas rekomandimeve me prokurorin kompetent janë inicuar rastet “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit sipas Kodit Penal të RKS-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Bimët janë fotografuar, evidentuar dhe me pas janë shkatërruar, ndërsa personi i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.