Kronikë

Konfiskohen 148 bimë Kanabis Sativa në Gjakovë

Policia e Kosovës ka konfiskuar 148 bimë të dyshuara si bimë të llojit Kanabis Sativa me gjatësi prej 30cm deri në 1 metër, në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë, pas marrjes së informatave paraprake se në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, A.D. (1970), dyshohet se ka të kultivuara disa bimë që dyshohet të jenë Kanabis Sativa dhe bashkërendimit me autoritetet e drejtësisë, është realizuar një operacion bastisje

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”, të merren disa mostra nga bimët dhe ato të shkatërrohen. Bimët e dyshuara pas marrjes se disa mostrave nga ana e njësisë së krim teknikës janë shkatërruar me anë të djegies”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore. Po ashtu gjatë bastisjes është konfiskuar një armë revole me Gaz, përderisa rasti mbetet nën hetime nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve- Njësia Rajonale Gjakovë.

Image