Policia e Kosovës ka sekuestruar 21 katalizatorë të veturave të ndryshme dhe dy kilogramë duhan në fshatin Stançiq, që dyshohet se është tentuar të kontrabandohen nga Maqedonia e Veriut.
Gjatë kontrollit të veturës së një shtetasi kosovar, janë gjetur 21 katalizatorë të veturave dhe dy kilogramë duhan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Njësitë policore kanë ndalur veturën me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull Kosovar, u gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme 21 katalizator të veturave të ndryshme dhe 2 kg duhan, të cilat i dyshuari i kishte blerë në Maqedoni. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.