Policia e Kosovës ka bastisur dy lokale, në Prizren dhe Skenderaj, pas dyshimeve se aty po zhvilloheshin lojëra të fatit ilegalisht.
Në Prizren janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe janë konfiskuar dy laptopë, një DVR, një printer, 40 euro dhe disa tiketa, derisa në Skenderaj janë konfiskuar shtatë aparate për lojëra fati, dy kompjuterë, tre televizorë, një printer dhe 830 euro.
Në Skenderaj, raportohet se Policia nuk ka hasur në pronarin e lokalit, por vetëm në pesë dëshmitarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia has në dy lokale me lojëra fati ilegale
-
Sekuestrohen pajisje të lojërave të fatit në Zveçan
-
Kontrolle në shtatë lokale në Skenderaj për bixhoz, sekuestrohen një sërë mallrash
-
Arrestohen dy persona në Vushtrri, ofruan lokal për organizim të lojërave të fatit
-
Në Skenderaj, në lokalin me mbishkrimin “Gjellëtore” luheshin lojëra fati, arrestohen tre persona