Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Mitrovicë zbulohen gati 2 kg kokainë, arrestohen katër persona

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Njësia e Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit për Narkotikë në bashkëpunim me njësitë tjera, pas një hetimi disa mujor, ka bastisur disa shtëpi dhe objekte përcjellëse në katër lokacione në Mitrovicë të Jugut ku janë arrestuar katër të dyshuar për posedim të narkotikëve dhe armëve.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, te të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 1.892 kg kokainë, dy revole me gjithsej 17 fishekë, dy peshore digjitale, një mulli, një shufër metalike, dy laptopë dhe 4 telefona.

“Me vendim të prokurorit tre të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa njëri lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.