Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person dhe konfiskohen mbi 2 kilogramë kokainë në Prishtinë

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Njësia antidrogë në Prishtinë, në koordinim me policinë gjermane, kanë kryer një aksion duke rezultuar me arrestimin e një personi për kontrabandë me narkotik.

Policia ka konfiskuar edhe 2.5 kilogramë kokainë, 3 revole, karikator, qindra fishekë dhe dy vetura, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.