Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Arllat të komunës së Drenasit, është gjetur një mjet i pashpërthyer.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën dhe njësiti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) e ka bërë deminimin e tij pa ndonjë incident.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ka hasur në një mjet të pashpërthyer. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë deminimin e mjetit të dyshuar pa ndonjë incident”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Deçan, KFOR-i intervenon
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Podujevë
-
Gjendet një mjet i dyshuar i pashpërthyer pranë varrezave në Burincë të Gjilanit
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë, intervenon FSK-ja
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Harilaq të Lipjanit, intervenon KFOR-i dhe FSK-ja