Një bandë e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve me anëtarë italianë, moldavë, ukrainas dhe shqiptarë u godit dje në Itali, Spanjë dhe Austri.
Në total janë kryer 20 arrestime të anëtarëve të kësaj bande kriminale dhe dy prej personave të rënë në pranga janë shqiptarët Harient Helmi, 22 vjeç dhe Leonardo Staka, 26 vjeç.
Ndërkohë autoritetet në Itali kanë nisur kontrollet për verifikimin e pasurive dhe dyshimet janë se pronat e anëtarëve të bandës mund të llogariten deri në 1 milion euro pasuri.
Policia bën me dije se ata kishin role të ndara qartë në trafik, në shpërndarjen e drogës dhe në ndarjen e zonave. Kryesisht droga ndahej pranë shkollave, në bare dhe zakonisht në festat e çmendura të të rinjve, madje edhe në limuzina.
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë
-
Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Itali, arrestohen tre shqiptarë
-
Arrestohen në Itali dy shqiptarë për trafikim të kokainës
-
Goditen bandat shqiptare të drogës në Evropë, 45 të arrestuar
-
Shkatërrohet një grup kriminal në Spanjë, dy shqiptarë të arrestuar