Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shkatërrohet një grup kriminal në Spanjë, dy shqiptarë të arrestuar

Një grup që kultivonte lëndë narkotike është shkatërruar nga policia spanjolle, ndërsa janë arrestuar edhe disa shqiptarë. Banda kultivonte marihuanë, ku plantacionet ishin ngritur në disa zonës të Tarragonas.

Operacioni u zhvillua në disa faza, derisa të arrestuar rezultuan shtatë persona, dy prej tyre vëllezër shqiptarë, që merreshin me korrjen e lëndës narkotike.

Shqiptarët, njëri 19-vjeçar e tjetri 32, qëndronin në një apartament në Cambrils, derisa autoritetet kishin monitoruar vazhdimisht grupin. Atyre iu sekuestruan mbi 3.175 lëndë narkotike./topchannel/