Reperi Gramos Krasniqi, i njohur me emrin artistik “Mossi”, është ndaluar nga autoritetet e rendit të mërkurën nën dyshimin për sulm fizik ndaj gazetarit të “Nacionales”, Burim Pacolli.
Lajmi është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, që ka bërë të ditur se “Mossi” dyshohet edhe për vepra të tjera penale.
Pos tij janë ndaluar edhe dy persona të tjerë.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës në kuadër të hetimeve intensive ka ndaluar tre (3) persona një ndër prej tyre është ndaluar edhe reperi Mossi për veprat penale 'Lëndim i lehtë trupor' sipas nenit 185 të KPRK-së, 'Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge' sipas nenit 269 të KPRK-së, si dhe 'Kanosje' në bazë të nenit 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim, Prokurori i Shtetit është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore për KOHËN.
-
Ndalohen dy persona të dyshuar për lëndim dhe kanosje të një zyrtari të IPK-së
-
Pesë të arrestuar për kërcënimin e votuesve në Graçanicë
-
Ndalohet një i dyshuar për kërcënimin e gazetarit Betim Musliu dhe redaksisë së “Betimit për Drejtësi”
-
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për kanosje ndaj një gazetari
-
Një muaj paraburgim për Gjestin