Një person është arrestuar për krime lufte në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë.
Përmes një komunikate të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë bëhet e ditur se D.N. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale “Krim lufte kundër popullsisë”.
“D.N., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga 13 prilli deri më 30 prill 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit”, thuhet në njoftim.
Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet në Merdar një i dyshuar për krime lufte në Kosovë
-
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Zubin-Potok
-
Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit të arrestuar “nën dyshime për krime lufte”
-
Arrestohet edhe një person për krime lufte në Zubin-Potok
-
Arrestohen në Zubin-Potok dy të dyshuar për krime lufte