Një super operacion i rojës bregdetare greke ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të madhe kanabisi.
Sipas burimeve konfidenciale, një gomone me 3 motorë nga 350 kuaj fuqi, u nis e ngarkuar me një sasi të madhe kanabisi mbrëmjen e së premtes nga brigjet shqiptare.
Roja bregdetare kishte informacion për ngarkesën,ndaj dhe nisi ndjekjen e gomones që në veri të Korfuzit, raporton Tch.
Mbas gati 22 orësh ndjekje, forcat speciale të marinës greke, përdorën snajper për të neutralizuar skafin.
Nxjerrja jashtë përdorimit të motorëve të skafit, ka bërë të mundur edhe arrestimin e tre trafikantëve, dy shqiptarë dhe një grek.
Artikuj të ngjashëm
-
Kapet në Itali gomonia me 500 kg kanabis, dy shqiptarë në pranga
-
Itali, kapet gomonia e tre skafistëve shqiptarë me 1.7 ton kanabis
-
Greqia sekuestron 1.8 ton drogë me origjinë nga Shqipëria
-
Shqipëria, Italia e Greqia në ndjekje të gomones me 1.5 ton drogë, tre të arrestuar
-
Sekuestrohen 330 kg kanabis në Greqi, vinte nga Shqipëria