Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën ka ndaluar në pikëkalimin kufitar në Merdar një veturë me targa të Kosovës në të cilën gjendeshin tre shtetas kosovarë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur 75 mijë euro të padeklaruara.
“Fillimisht, te tre personat janë gjetur nga 10,000 (dhjetë mijë) euro bankënota, gjersa gjatë kontrollit të mëtejshëm në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të automjetit është gjetur edhe një shumë prej 45, 000 (dyzet e pesë mijë) euro bankënota të padeklaruara. Mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar agjencisë kompetent për procedurë të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm
-
Merdar, sekuestrohen mbi 119 mijë € të padeklaruara në veturën me targa e drejtues serb
-
Katër serbëve në Merdar iu gjetën mbi 51.000 euro të padeklaruara
-
Parandalohet futja e mbi 30 mijë eurove të padeklaruara në pikën kufitare në Bërnjak
-
Në Merdar, në një autobus të linjës Itali-Kosovë, zbulohen 50 mijë euro të padeklaruara
-
Në një veturë në pikën kufitare Han i Elezit gjenden mbi 13 mijë euro të padeklaruara