Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se janë ndaluar dy persona M.M dhe Z.J.
Gjithashtu bëhet e ditur se nga të dyshuarit janë sekuestruar: 1 veturë në vlerë prej 50 mijë deri në 60 mijë euro; 20 mijë euro të holla; dokumente të ndryshme pronësore të cilat dyshohet se janë të falsifikuara dhe katër telefona celularë të cilët thuhet se do të shërbejnë për hetime të mëtutjeshme.
Për ndalimin e tyre, në njoftim thuhet se është zhvilluar hetim disa mujor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
“Të njëjtit, dyshohen se në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, kanë kryer veprat penale: “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së, “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 i KPRK-së, dhe “Legalizim i përmbajtës së rreme” nga neni 395 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Rasti ka të bëjë me vepra penale që ndërlidhen me pronën e paluajtshme e cila gjendet në Veternik, me sipërfaqe prej 56 ari”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
-
Arrestohen tre të dyshuar, me dokumente të falsifikuar tentuan të shisnin pronë mbi 1.55 milion euro
-
Sekuestrohen rreth 100 mijë euro që dyshohet se u përfituan nga krimet kibernetike
-
Mashtrim milionësh me prona në Prishtinë, arrestohen katër persona
-
Tre të arrestuar, dyshohet se falsifikonin dokumente evropiane për të kërkuarit ndërkombëtarisht
-
Tre të arrestuar, dyshohet se me dokumente false e shitën tokën në Sllatinë 1.5 milionë euro