Kronikë

Ndalohen 2 persona për posedim të drogës, iu sekuestrohet edhe një veturë Audi Q5

Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Policinë e Kosovës ka ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokuroria njoftoi se të enjten mbrëma si rezultat i veprimeve hetimore, janë bastisur disa lokacione, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar rreth dy kilogram narkotikë të llojit marihuanë, janë sekuestruar rreth 14 mijë euro para kesh, një veturë e tipit “Audi Q5”, një armë zjarri dhe telefonat e të pandehurve.

“Prokuroria Themelore e Pejës, brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për shqiptimin e masës për sigurimin e prezencës të pandehurve në procedurë penale”, thuhet në njoftim.