Policia e Kosovës ka arrestuar në Pejë dy persona, ku u janë konfiskuar drogë dhe po ashtu municion.
Sipas njoftimit të Policisë, të martën është ndaluar një veturë Golf VII, të cilën e drejtonte i dyshuari N.D. (47) dhe pasagjer ishte B.K. (49).
Pas kontrollit N.D. i janë gjetur sasi të lëndës narkotike heroinë. Ndërsa është realizuar më pas një kontroll në shtëpitë e dy të dyshuarve e janë gjetur 234.3 gramë kokainë, 412.6 gramë heroinë, 29 fishekë të kalibrit 9 mm, tre telefona celularë.
“Dyshohet se substancat narkotike kanë qenë të destinuara për tregun lokal. Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Në një shtëpi në Pejë policia gjen afër 19 mijë euro para kesh, kokainë, armë e fishekë, arrestohen dy persona
-
Ndalohen 2 persona për posedim të drogës, iu sekuestrohet edhe një veturë Audi Q5
-
Operacion antidrogë në Pejë e Prishtinë, sekuestrohen para e kokainë
-
Sekuestrohen mbi 10 kilogramë marihuanë në Pejë
-
Sekuestrohen 15 kg heroinë në Ferizaj, arrestohen dy persona