Policia e Kosovës, në dy operacione të ndara gjatë së enjtes, arrestoi tre persona, sekuestroi 255 gramë kokainë dhe mbi 10 mijë euro.
Sipas njoftimit, sekuestrimi i parë ndodhi në Pejë, në orën 10:50, ku pas një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit B.L., u sekuestruan 163 qese të vogla me kokainë, dy telefona mobilë dhe 10.670 euro.
Janë bastisur edhe dy shtëpi të tjera ku dyshohet se i arrestuari i ka shfrytëzuar për fshehje dhe shitje të substancave narkotike.
Ai u arrestua dhe pas intervistimit të prokurorisë për krime të rënda, iu caktua masa e ndalimit prej 48 orësh.
Në Prishtinë, në orën 14:00, dy persona u arrestuan nën dyshimin se kanë kryer shitblerje të kokainës.
Edhe
Sekuestrohen 2.2 kg kokainë dhe 13 mijë euro te dy persona që tentuan t'i iknin Policisë
Operacioni u krye edhe në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku u gjetën 200 gramë kokainë. një pushkë e gjatë dhe dy dokumente të një shteti të huaj.
Në dy operacione të ndara në Pejë dhe Prishtinë, Antidroga e Policisë arrestoi tre persona të dyshuar, sekuestroi...
Posted by Kosovo Police on Thursday, April 28, 2022