Policia e Kosovës e ka ndaluar të mërkurën një veturë në rrotullimin për hyrje-dalje në autostradë, në afërsi të Prizrenit, me ç'rast pas kontrollimit ka gjetur 1 valixhe me 36 paketime substancë të llojit marihuanë.
Në çantë ishin 18 kilogramë substancë, ndërsa gjatë operacionit policor, janë sekuestruar një veturë “Renault”, një tjetër “Audi”, dy telefona mobilë dhe prova të tjera materiale. Janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndaj të cilëve është caktuar masa e ndalimit, ndërsa i treti është në arrati.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar, ku gjatë kontrollimit të tyre nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Të gjitha dëshmitë lidhur me rastin janë fotografuar dhe tërhequr nga Njësia e Krim-Teknikës, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente policore”, thuhet në njoftimin policor të mërkurën.

Foto: Policia e Kosovës (PK)
-
Operacioni policor çon në kapjen e 3 kilogramëve marihuanë, të dyshuarit në mbajtje
-
Policia sekuestron afër 26 kg marihuanë, arrestohen tre të dyshuar
-
Sekuestrohet mbi 1 kg marihuanë që po transportohej me postë, një i arrestuar
-
Sekuestrohen mbi 6 kg marihuanë e mbi 3 kg heroinë, arrestohet dy të dyshuar
-
Arrestohen në flagrancë tre persona për shitblerje të narkotikëve