Dy personave u është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike në Mitrovicë të Jugut. Lajmin për KOHËN, e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës për rajonin e Mitrovicës.
KOHA mëson se njëri nga të gjobiturit është kryetari i Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas një mosmarrëveshje në trafik, janë intervistuar dy personat e përfshirë në rast. Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP)”- tha Zahiti në përgjgjen e tij.
Në lidhje me këtë rast është kontaktuar edhe kryetari Hetemi mirëpo i njëjti ka qenë i paqasshëm. Lajmi do të përditësohet sapo të kemi përgjigje nga ana e tij.