Policia e Kosovës ka lëshuar sqarim për situatën e krijuar të premten në Mitrovicën e Veriut me mbishkrimin “I Love Mitrovica”, ku pas përplasjes me policët kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Ivan Zaporozhac, u ndaluan për vandalizëm.
Pasi u liruan, Radojeviq u tha gazetarëve se pushteti lokal vetëm po i zbatonte vendimet që kishte miratuar paraprakisht.
Policia sqaroi se më 5 qershor ka pranuar vendimin e komunës së Mitrovicës për largim të mbishkrimit dhe pas daljes në vend të ngjarjes, si dhe sipas procedurave të parapara ligjore janë njoftuar inspektorët komunalë, që vendimi në fjalë duhet të shtyhet derisa të pranohet vendimi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).
Më tutje, ka thënë se në vendngjarje ka ardhur kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut “me rreth 20 persona, ku në mesin e tyre ka qenë edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal Mitrovicë Veri, të cilët pasi janë njoftuar nga komandanti i stacionit policor rreth situatës, kryetari pas dhënies së intervistës për media, iu është drejtuar zyrtarëve policorë me fjalë ‘tani do të ngjyrosim me ngjyrë emblemën’”.
Derisa zyrtarët policorë kanë njoftuar se një gjë e tillë nuk lejohet të ndodhë, njëheri kanë kërkuar dhe tentuar të ndalojnë dëmtimin/ngjyrosjen e objektit publik.
Edhe
Zyrtarët më të lartë të komunës me shumicë serbe gjobiten për vandalizëm
“Edhe përkundër kërkesës dhe urdhrit që të ndalohet dëmtimi/ngjyrosja e objektit publik, të njëjtit kanë filluar ta ngjyrosin atë, me ç’rast është dashur intervenimi i zyrtarëve policorë të cilët kanë shoqëruar dy personat në stacion policor. Sipas procedurave të parapara të njëjtëve iu është shqiptuar kundërvajtje për vandalizëm”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarit janë liruar, për të vazhduar me procedurat e mëtejme.
Përplasje për mbishkrimin në Mitrovicën e Veriut, arrestohen kryetari i Komunës dhe ai i kuvendit
Policia e Kosovës i ka ndaluar përkohësisht për t’i marrë në pyetje kryetarin e Mitrovicës së...-
Përplasje për mbishkrimin në Mitrovicën e Veriut, arrestohen kryetari i Komunës dhe ai i kuvendit
-
Nxiten reagime pas tabelave të reja në rrugët e Mitrovicës së Veriut
-
Asamblistëve serbë u pengon mbishkrimi ku shprehet dashuria për Mitrovicën
-
Kryetari i Mitrovicës së Veriut deklarohet i pafajshëm për mospërfilljen e urdhrit policor