Prokuroria Themelore e Pejës, ka njoftuar se të enjten është mbyllur një lokal në të cilin dyshohet se janë ofruar shërbime seksuale nga një viktime e trafikimit me qenie njerëzore.
Sipas njoftimit, lokali është mbyllur nga inspektorët komunalë të Pejës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë qendrore të hetimeve kundër trafikimit me qenieve njerëzore, transmeton Koha.net.
Gjatë këtij aksioni në vend ngjarje ka dal edhe prokurorja e çështjes, ku lokalit në fjalë nga zyrtarët përgjegjës i është vendosur vula zyrtare për mbylljen e tij.
Nuk raportohet për të arrestuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person dhe mbyllen katër lokale në Pejë
-
Ndalohet në Pejë një i dyshuar për dhunim të një të miture, lirohet në procedurë të rregullt
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Pejë
-
Një grua në Pejë raporton se është dhunuar seksualisht
-
Arrestohen një grua dhe një burrë në Pejë për prostitucion