Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mbyllen 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

qendra

12 operatorë ekonomikë janë mbyllur përkohësisht në tërë territorin e Kosovës për shkak të mosregjistrimit të bizneseve dhe mungesës së aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike. 

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, inspektorët nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe me inspektorët nga Inspektorati Qendror i Punës, kanë realizuar aksion të gjerë inspektimi në qendra masazhi dhe aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate). 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Aksioni i përbashkët ka rezultuar me inspektimin e 123 subjekteve ekonomike, përkatësisht 73 operatorë ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtari tregtare - aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe 50 operatorë ekonomik, që ushtrojnë veprimtari tregtare aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Industrisë.

Ndaj operatorëve ekonomikë, që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, janë shqiptuar 14 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.