Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka njoftuar se në një aksion të zhvilluar ka mbyllur 34 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate.
Aksioni i Inspektoratit që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, thuhet se është zhvilluar në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë e Hetimit të Trafikimit me Njerëz, dhe me inspektorët nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe Inspektoratin Qendror të Punës dhe gjatë tij janë inspektuar operatorët ekonomikë, që ushtrojnë veprimtari tregtare - aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate).
“Aksioni i përbashkët ka rezultuar me inspektimin e 126 subjekteve ekonomike, përkatësisht 69 operatorë ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtari tregtare - aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe 57 operatorë ekonomikë, që ushtrojnë veprimtari tregtare, aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate).Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore kanë bërë mbyllje të përkohshme të 34 operatorëve ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të mosregjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike”, thuhet në njoftim.
Ndaj operatorëve ekonomikë, që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, thuhet se janë shqiptuar 45 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.



-
Mbyllen 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate
-
Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate
-
Inspektorati mbyll 26 motele dhe vila në Kosovë dhe shqipton 27 masa ndëshkuese
-
Mbyllen 6 biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve
-
Aksioni për trafikim: 15 të arrestuar, mbyllen 10 qendra masazhi e nëntë lokale të muzikës live